Bunjaku: Po të isha në vend të Xhakës nuk do të ndërroja skuadrën

Futboll

Bunjaku: Po të isha në vend të Xhakës nuk do të ndërroja skuadrën

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 16:41
Albert Bunjaku

 Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Shani Tarashaj, do të luajnë për kombëtaren e Zvicrës. Edhe pse disa kanë pritur se ata do t’i bashkohen Kosovës, por yjet vazhduan për Zvicrën dhe po përgatiten për ndeshjen me 6 shtator, kundër kampionit të Europës, Portugalisë. Zvicra ka në radhët e saja pesë shqiptarë, Xhakën, Behramin, Tarashajn, Blerim Xhemailin e Admir Mehmedin, por mungon Shaqiri për shkak të lëndimit. Albert Bunjaku, sulmuesi i Kosovës, ka përkrahur vendimin e Shaqirit, Xhakës, Behramit e Tarashajt që të luajnë për Zvicrën. Bunjaku, në një intervistë për portalin zviceran “Blick”, thotë se po të ishte në vend të Xhakës dhe të tjerëve do të vepronte njëjtë. Kështu, që ai tha se secilit duhet të vendos për vete.  “Secili duhet të vendos për vete, edhe unë po të isha në vend të tyre nuk do ta ndërroja ekipin, pasi ata kanë një rol të veçante në kombëtaren zvicerane”, thotë Bunjaku. Sipas tij, Kosova ka një ekip mjaft të fortë. “Ekipi ynë është mjaftë i fortë, gjithashtu pritet të vijnë edhe tjerë talente të ri, unë jam lojtari me më së shumti përvojë, dhe do ta mirëpres rolin tim për tu dhënë njohur lojtarëve të rinj”, ka thënë Bunjaku. Sulmuesi që luan për St. Gallen-in, në vitin 2010 ishte pjesë e kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror – Afrika e Jugut 2010’.  Ai e bëri një krahasim mes Kosovës dhe Zvicrës. “Në Kombëtare zvicerane ka qenë gjithçka më profesionale, në Kosovë lë të kuptohet se çdo gjë është në fillet e saja. Ka vend trajnime ku edhe klubet e ligës së 5 të Zvicrës kanë kushte më të mira. Mirëpo, tash po investohet edhe në infrastrukturë”, tha Bunjaku. Me 5 shtator, Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për kualifikimet për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’, ku takohen me Finlandën, e cila zhvillohet në stadiumin Turku në orën 20.45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat