Valon Berisha: Faleminderit prej Norvegjisë, që ma ka respektua vendimin

Futboll

Valon Berisha: Faleminderit prej Norvegjisë, që ma ka respektua vendimin

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:32
Valon Berisha

Mesfushori që luan në një ekip të Norvegjisë Valon Berisha tha se është shumë i gëzuar që ka vendosur  të luajë për Kosovën. Ai tha se ky ishte një vendim shumë i vështirë  pasi që siq tha Berisha ishte në mes të Norvegjisë dhe Kosovës, dhe mes tij dhe të vëllait Veton Berisha. Mirëpo, ai tha se e ndjen  veten shqiptar dhe është shumë i lumtur që do të përfaqësojë Kosovën. “Faleminderit prej Norvegjisë, që ma ka respektua vendimin, se Norvegjia më së pari m’i ka dhanë hapat e parë në futboll, e kom pas një mirëkuptim prej trajnerit edhe ekipit, lojtarët e kanë kuptuar ndjenjën time që unë e ndjej veten  si shqiptar ...Normal jena konë dy vetë unë edhe vëllai im, njëri ka vendos me luajt për Kosovën njëri për Norvegjinë” , tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat