Zyrtare: Përforcohet Arsenali me Lucas Perez

Futboll

Zyrtare: Përforcohet Arsenali me Lucas Perez

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 18:25
Arsenali

Arsenali ka kompletuar transferimin e sulmuesit Lucas Perez nga Deportivo La Coruna.

Sulmuesi Lucas Perez tashmë është lojtar i Arsenalit. Klubi anglez përmes një postimi në sajtin zyrtar, kanë bërë të ditur se kanë kompletuar transferimin e 27 vjeçarit nga Deportivo La Coruna.

Edicionin që lamë pas Perez shënoi 19 gola në të gjitha garat. Ai më parë ka luajtur edhe për Atletico Madrid C dhe PAOK-un në Greqi.

Edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur tejet i lumtur për transferimin e 27 vjeçarit nga Deportivo.

“Ai nuk është vetëm golashënues, ai është futbollist që kombinon mirë me lojtarë, që mund të japë topin e fundit të mirë dhe bën vrapime të mira”, ka thënë Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat