I mjaftuan katër ndeshje te Unitedi që Mourinho të thyejë rekordin e mbajtur plot 138 vite

Futboll

I mjaftuan katër ndeshje te Unitedi që Mourinho të thyejë rekordin e mbajtur plot 138 vite

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 20:58
Jose Mourinho

Karriera e Jose Mourinhos te Manchester Unitedi ka nisur me këmbë të mbarë dhe ai po i hesht ata që e kritikuan angazhimin e tij në Old Trafford.

I vetëquajturi ‘Special One’ e humbi paksa pozitën në renditjen e trajnerëve më të mirë në botë, pas zhgënjimit me Chelsean në sezonin e kaluar.

53-vjeçari u shkarkua në dhjetor kur Blutë ishin në rrezik që të binin nga liga. Dhe pasi nënshkroi kontratë trevjeçare me Djajtë e Kuq, pati dyshime nëse do të rezultonte i suksesshëm.

Mirëpo, është loja në fushë ajo që dëshmon gjithçka. Me fitoren ndaj Hull Cityt (1-0), Mourinho i heshti të gjithë kritikët duke u bërë trajneri i parë i Unitedit pas 138 vitesh që i fiton katër ndeshjet e para zyrtare.

Djajtë e Kuq fituan në Community Shield ndaj Leicester Cityt dhe tri ndeshjet e para të Ligës Premier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat