Mario Baloteli mund të transferohet te Nice

Futboll

Mario Baloteli mund të transferohet te Nice

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 21:03
Mario Baloteli

Mario Baloteli është shumë pranë një marrëveshje për të luajtur me Nisën. Në Francë janë pothuajse të bindur se kjo do të ndodhë dhe sulmuesi i Liverpulit do të jetë një futbollist i “Ligue 1”. Sipas “l’Equipe”, ish-lojtari i Milanit mund të mbërrijë në Francë në formën e huazimit.

Megjithatë zyrtarizimi i një kalimi të Balotelit në kampionatin francez mund të bëhet vetëm nesër. Sipas të përditshmes, klubi i Nisës do të paguajë vetëm një pjesë të vogël të pagës së Balotelit, ndërsa Liverpuli do të vazhdojë të shpenzojë miliona euro, duke u kënaqur për largimin e SuperMario-s.

Pas blerjes së Dantes, afrimi i Balotelit do të shënonte një lëvizje të rëndësishme për klubin francez të Nisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat