Albert Bunjaku ka ftuar edhe një portier boshnjak në Përfaqësuesen e Kosovës

Futboll

Albert Bunjaku ka ftuar edhe një portier boshnjak në Përfaqësuesen e Kosovës

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 21:29
Adis Nurkovic

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka ftuar një boshnjak për ndeshjen e parë kualifikuese kundër Finlandës, por ende nuk i është kompletuar dokumentacioni.

Adis Nurkovic është futur në listën e zgjeruar të lojtarëve që do të jenë pjesë e Kosovës në debutimin për kualifikimet e Rusi 2018.

FFK i ka treguar klubit se për Nurkoviqin ka filluar kërkesa e ndërrimit të Kombëtares dhe në rast lejimit nga FIFA, ai do të ftohet për ndeshjen e 6 nëntorit.

30-vjeçari Nurkovic është portier i lindur në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për të ka folur sot disa fjalë edhe Albert Bunjaku në konferencë për shtyp.

Edhe Nurkovic është në proces të ndërrimit të shtetësisë dhe në ndeshje me Finlandën nuk do të jetë në tubim, pasi nuk ka ende lajme nga FIFA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat