Interi refuzohet për mbrojtësin e United

Futboll

Interi refuzohet për mbrojtësin e United

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 00:50
Matteo Darmian

Interi ka bërë ofertë për Matteo Darmian, por është refuzuar nga Manchester United.

Mbrojtësi 26 vjeçar ishte blerë nga Torino për 18 milionë euro.

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio, Inter ka telefonuar Manchester Unitedin për të pyetur rreth Darmianit.

Megjithatë, Jose Mourinho ka refuzuar një kthim të mundshëm të lojtarit në Itali.

Ai ka kontratë deri në vitin 2019, me opsion rinovimi edhe për një vit.

Darmian luanë në të dy krahët e mbrojtjes dhe do të ishte i vlefshëm për Inerin, që pikën më të dobët në skuadër i ka krahët e mbrojtjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat