Juventusi kthen prapë Cuadradon

Futboll

Juventusi kthen prapë Cuadradon

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 08:18
Juan Cuadrado

Media të ndryshme në Itali raportojnë se Juventusi e ka huazuar përsëri anësorin e Chelseat, Juan Cuadrado, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Zonja e Vjetër do të paguajë pesë milionë euro për huazimin, si edhe 20 milionë të tjera në verën e ardhshme, nëse dëshiron ta mbajë.

Kolumbiani ishte i huazuar te Bianconerët në sezonin e kaluar, mirëpo Blutë e kthyen në Stamford Bridge, ku pritej ta vazhdonte karrierën.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia, Mediaset Premium dhe Goal Italia raportojnë se është arritur marrëveshje mes dy klubeve që ai sërish të luajë në Serie A.

Opsioni i blerjes do të bëhet obligues në bazë të një numri të caktuar të paraqitjeve të lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat