Morata: Refuzova të gjithë për Realin

Futboll

Morata: Refuzova të gjithë për Realin

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 15:54
Alvaro Morata

Alvaro Morata tregon se ka pasur shumë oferta, por dëshira e tij e vetme ka qenë Real Madridi.

Sulmuesi spanjoll, është transferuar në ‘Santiago Bernabeu’, gjatë kësaj vere për 30 milionë euro nga Juventusi.

Morata rrëfen se gjatë Euro 2016, në telefonin e tij kanë ardhur nga pesë apo gjashtë telefonata në ditë, nga klube të ndryshme të cilat kanë kërkuar që ta transferojnë atë.

“Ka qenë një periudhë e vështirë gjatë Kampionatit Evropian, pasi që telefoni im nuk ndalej asnjëherë nga ofertat që më vinin”.

“Më duhej që të sillesha si një profesionist dhe të përballesha me situatën. Kam folur me shumë trajnerë dhe u kam thënë që ëndërroj të luaj për Realin”.

“Do të isha penduar për tërë jetën nëse do të shkoja në ndonjë klub tjetër dhe mos të pranoja kthimin në Madrid”, ka deklaruar Morata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat