Berisha firmos me Atalantën

Futboll

Berisha firmos me Atalantën

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 19:23
Etrit Berisha

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha do të luajë me Atalantën në Serinë A. Mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes portierit kuqezi dhe drejtuesve të Atalantës është arritur, me Berishën që konfirmon “divorcin” me Lazion, pas tri sezonesh. Portieri i kombëtares ka qenë shpesh zëvendësues i Marchetti te Lazio, ndaj vendosi të transferohet në një skuadër që i garanton më shumë hapësirë.  Ky transferim u bë i mundur edhe pas polemikave që ka portieri aktual i Atalantës, Sportiello, ka patur me trajnerin Gasperini dhe duket se ai do të largohet nga skuadra bergamaske. Kështu, për Berishën mendohet se vendi i titullarit të Atalanta do të jetë i sigurt për sezonin 2016-2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat