Agjenti i mesfushorit kroat ka folur rreth së ardhmes së futbollistit.
Përkundër zërave se Marcelo Brozoviq do të largohet nga Interi dhe do të transferohet te Chelsea në Premier League, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Këtë lajm e konfirmon agjenti, Miroslav Biçaniq, i cili thotë se futbollisti ka zgjedhur të qëndrojë në Itali duke refuzuar ofertën e Chelseat, ndonëse ekipi anglez i ka ofruar atij një pagë më të madhe sesa Interi, transmeton KosovaPress.
“Është zyrtare, Brozo do të qëndrojë tek Interi”, ka thënë Biçaniq për ‘Goal’.
“Përndryshe ai do të ishte në aeroplan duke udhëtuar drejt Londrës, por Marcelo është së bashku me kombëtaren kroate në Sisak”.
“Pasi që të kthehet nga Kroacia, Brozo do të nënshkruaj kontratë të re me Interin, ku do të ketë edhe përmirësim të pagës”, ka deklaruar agjenti i mesfushorit.