Ramos: Të fitojmë tituj

Futboll

Ramos: Të fitojmë tituj

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 13:43
Sergio Ramos

Skuadra e Real Madridit, kampion në fuqi i Evropës, është i vetmi që ka tri fitore rresht dhe prin me 9 pikë në kampionatin spanjoll. Madrilenët para shikuesve të vet e shkatërruan me rezultat 5:2 Osasunën. Mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Osasunës. Ai shënoi gol në këtë fitore të thellë dhe beson se do të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në takimet e ardhshme. “Ne pësuam gola në pjesën e dytë, por ne arritëm qëllimin tonë. Ne kemi nevojë për t’i përmirësuar disa gjera në mënyrë që të mos pësojmë gola, por ne jemi duke luajtur mirë. Prioritet për ne është të fitojmë tituj, sidomos La Ligën, sepse ne kemi humbur këtë garë disa vjet dhe ky është qëllimi ynë i parë”, tha Ramos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat