Sot rrugët tona ndahen, por trajneri poston edhe një foto me borë!

Futboll

Sot rrugët tona ndahen, por trajneri poston edhe një foto me borë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 shtator 2016 Në ora: 11:30
Pamje nga një stërvije nëpër borë

Ferizaj e nisi për merak, me fitoren 4:0 ndaj Hajvalisë! Në një çast Agron Selmanit iu bë zemra mal, sepse vërtet ishte një start i mirë, por që e kishte parasysh se do ta ketë vështirë në përballet e ardhshme. Pastaj si mysafir pësuan me 2:0 nga Besa e Pejës dh si vendas me 1:2 nga Gjilani. Humbja e tretë bie në Drenas nga kampioni në fuqi, Feronikeli, me rezultat 2:1. Të gjitha humbjet ishin me rezultat të ngushtë, por Selmani vendosi të ndahet me Ferizajn, dhe interesant është fakti se ka postuar një foto në kohën kur stërvitej ekipi nëpër borë, ani se jemi ende në kohë vere. “Kaluan mbi një vit rrugëtim së bashku, qyteti i Ferizajt kërkon diçka tjetër nga ne, po ashtu klubi, lojtarët dhe ju (kryesia) keni nevojë dhe ju duhet një udhëheqje apo një kryetrajner pak ma ndryshe se unë, sot rrugët tona ndahen!? Klubi nuk është në gjendje të keqe, është fillimi i kampionatit, ka një grup të lojtarëve kompakt dhe shumë të mirë, dëshiroj të kuptohem drejt dhe ky veprim i imi të kuptohet si një kontribut i imi për KF Ferizajn. Mendoj dhe shpresoj se me largimin tim klubi do të riorganizohet edhe më mirë jo në nivelin siç është aktualisht tani, që do të jetë edhe një motivacion shtesë për vet lojtarët që domosdo do të reflektoj edhe në përformancën e përgjithshme të ekipit në tërësi. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e ofruar, suksese!”, kështu e shpjegon dorëheqjen Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat