La Liga nis hetimet ndaj Neymarit dhe Barcelonës

Futboll

La Liga nis hetimet ndaj Neymarit dhe Barcelonës

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 08:19
Neymar

Çështja e transferimit të Neymarit vazhdon të mbetet ende mister i pazgjidhur

La Liga edhe zyrtarisht ka nisur hetimet rreth marrëveshjes që Barcelona ka bërë me Zyrën e Prokurorit Publik të Spanjës, në lidhje me transferimin e Neymarit.

Në fillim të këtij viti, Gjykata e Lartë e Spanjës, ka hapur një rast ku mendohet se ka pasur mashtrim nga ana e klubit, rreth transferimit të lojtarit nga Santosi në vitin 2013.

Më pas Barcelona ishte pajtuar që të paguante një dënim prej 5.5 milionë eurove në mënyrë që të mbylleshin procedurat ligjore, por siç duket rasti në fjalë është larg një fundi, meqë tani La Liga kërkon detaje shtesë nga klubi katalanas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat