Shkumbin Sulejmani shënon "Golin e Zvicrës"

Futboll

Shkumbin Sulejmani shënon "Golin e Zvicrës"

Nga: Fitim Dika Më: 16 shtator 2016 Në ora: 11:50
Skumbim Sulejmani

Helvetia kërkon pas secilës raundë të Kupës, përmes votave të tifozëve «Golin e Zvicrës». Fituesi i raundit të parë është sulmuesi shqiptar i Kriens, Skumbim Sulejmani (30), shkruan blick.ch.

Ky gol nuk ishte vetëm ekstremisht i rëndësishëm, por edhe veçanërisht i bukur. Shqiptari 30 vjeçar shënoi në minutën e 82, për të kaluar në avantazh klubin e tij me 2:1, përcjell botasot.info. Kjo mundësoi që klubi nga Promotion League largoi klubin Thun që është një kategori më lartë.

Krahas Check-ut për golin më të bukur, Sulejmani ka fituar edhe dy bileta VIP në botërorin e kërcimit në skijim. Pagesat janë marrë përsipër nga përfaqësuesit e Helvetia-s, Reto Burri, Sara Isenschmid dhe Markus Jurt.

Edhe për raundin e dytë mund të votoni për zgjedhjen e golit më të bukur, në linkun  www.helvetia.ch/Tor-de-Suisse./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat