Portieri i Prishtinës pretendon t’ia kalojë me famë babait të tij, Afrim Muqiqit!

Futboll

Portieri i Prishtinës pretendon t’ia kalojë me famë babait të tij, Afrim Muqiqit!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 shtator 2016 Në ora: 18:42
Alban e Afrim Muqiqi

Të jesh pjesë e klubit me renome Prishtina, është ëndërr e shumë futbollistëve në Kosovë. Portieri Alban Muqiqi nuk ka më shumë se 20 vjet dhe iu është besuar që të jetë titullar në përbërjen e klubit më të trofeshëm. Ai është djali i këngëtarit të mirënjohur Afrim Muqiqi. Albani në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se a ka provokime kur luan si mysafir shkaku që është i djalit i këngëtarit dhe a është ende barrë e familjes sa i përket shpenzimeve.   

“Bota sot”: Alban, sa është vështirë të jesh titullar dhe në një klub me renome e më të trofeshmit në vend?

Alban Muqiqi: Së pari është krenari e jashtëzakonshme të mbrosh ngjyrat e klubit ku kam kaluar gjithë jetën.  Jam pjekur si person e si futbollist, por vështirë është shumë se me është dashur shumë punë e shumë vetëbesim.

“Bota sot”: A keni presion vetvetiu?

Alban Muqiqi:  Presioni ekziston, mirëpo unë me punën time dhe me formën aktuale po e kaloj çdo ditë me një formë psikike dhe fizike bukur të kënaqshme.

“Bota sot”:  A mendoni se Prishtina është pa konkurrencë në luftë për titull?

Alban Muqiqi:  Është herët të themi pa konkurrencë, mirëpo jemi shumë të mobilizuar dhe kemi shumë zgjidhje në secilin repart.  E rëndësishme për ne është që të qëndrojmë me këmbë në tokë e ta ruajmë stabilitetin dhe atmosferën brenda ekipit.

“Bota sot”: Kush iu nxiti që të merreni me futboll, ta vishni fanellën e portierit?

Alban Muqiqi:  Futbollin e dua që nga fëmijëria, nxitjen më të madhe e kam pasur nga vëllai i madh, Albioni i cili në atë kohë aktivizohej për të rinjtë e Prishtinës.

“Bota sot”: Prindi juaj, Afrimi, është këngëtar i mirënjohur, axha Nysreti po ashtu këngëtar i mirënjohur, familje me traditë në estradë, a keni provuar të merreni me muzikë?

Alban Muqiqi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat