Messi u ka shënuar 34 skuadrave në Spanjë, vetëm kjo i ka mbetur

Futboll

Messi u ka shënuar 34 skuadrave në Spanjë, vetëm kjo i ka mbetur

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 09:35
Lionel Messi

Lionel Messi i shënoi Leganesit që në minutën e 15-të, duke e futur edhe këtë klub në listën e klubeve që u ka shënuar gol.

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ tani u ka shënuar 34 skuadrave të ndryshme në La Liga.

Nga 19 skuadrat sa janë aktualisht në La Liga, vetëm njërës Messi nuk i ka shënuar dhe ajo është Las Palmas.

Të njohur si ‘Los Amarillos’, kjo skuadër është kthyer në La liga pas 13 vitesh në nivele tjera garash në vitin 2015. Në dy ndeshjet e zhvilluar kundër kësaj skuadre, Messi të parë nuk luajti, ndërsa në ndeshjen e dytë nuk arriti të shënonte.

Përveç të verdhëve, Messit i kanë shpëtuar pa i shënuar edhe Cadiz, Murcia, dhe Xerez.

29 vjeçari nuk i shënoi vetëm njëherë Leganesit, pasi shënoi edhe nga pika e bardhë në pjesën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat