Xhaka me supergol, kështu vlerësohet me notë nga ‘Dailymail’

Futboll

Xhaka me supergol, kështu vlerësohet me notë nga ‘Dailymail’

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2016 Në ora: 12:56
Granit Xhaka feston golink

Mesfushorit ofensivë, Granit Xhakës, i mjaftuan 23 minuta të paraqitet në fushë dhe në minutën e 90+2 të shënoi supergol nga rreth 30 metra në portën e Hull Cityt. Arsenalit bëri lojë të shkëlqyeshme dhe triumfoi si mysafir me rezultat 4:1. Dy shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka ishin hisedarë të kësaj fitore të madhe. Xhaka për 23 minuta lojë mori notë mjaft të mirë nga tabloidi ‘Dailymail’. Ai u vlerësua me notë 6, kurse Mustafi me 6.5. Futbollisti i Arsenalit Walcott është lojtar i ndeshjes, i cili u vlerësua me notën 8. Arsenali tani për tani është në vend të tretë me 10 pikë ose ka tri fitore, një barazim e një humbje për pesë javët e zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat