Barazim dëshpërues për ekipin e Gashit

Futboll

Barazim dëshpërues për ekipin e Gashit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2016 Në ora: 13:50
Shkëlzen Gashi

Colorado Rapids me gjithë përpjekjet deri në fund nuk arriti fitore në përballje me San Jose Earthquakes, e cila sfidë përfundoi pa gola (0:0), në kuadër të kampionatit amerikan (MLS). Futbollisti nga Kosova, Shkëlzen Gashi, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, u paraqit nga minuta e 63-të për Coloradon, por këtë herë hasën në një mbrojtje shumë të fortë të mysafirëve. Pas 30 jave Colorado mban vendin e dytë me 47 pikë, por ka dy ndeshje me pak se kryesuesi Dallasi që ka 52 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat