Kaçe: Jam me fat që luajta ndaj Tottit

Futboll

Kaçe: Jam me fat që luajta ndaj Tottit

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 13:54
Ergys Kaçe

Ergys Kaçe është huazuar te Viktoria Plzen nga skuadra greke e Paokuut, teksa është përshtatur menjëherë me ekipin e ri. Të enjten Kaçe luajti në grupet e Ligës së Evropës, dhe kishte mundësinë të luante përballë Tottit, dhe për këtë ai e ndjen veten me fat.

“Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua. Me kalimin e minutave prisja që ai të luante. Jemi me fat kur luajmë përballë lojtarëve që kanë bërë historinë në futboll. Nuk ka shumë nevojë të them se kush është Totti, por di të them që më erdhi mirë që pata mundësinë të luaj përballë tij”. Kaçe në intervistën e botuar në “Panorama Sport” pranon se nuk ishte e lehtë të përshtatej në fillim, mirëpo shokët e skuadrës i kanë qëndruar pranë dhe tani është ambientuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat