Kamberi debutoi te Karlsruher-i, baras me St. Paulin

Futboll

Kamberi debutoi te Karlsruher-i, baras me St. Paulin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2016 Në ora: 16:25
Florian Kamberi

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Florian Kamberi, debutoi në fanellën e skuadrës së Bundesliga II, Karlsruher-i, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me St. Paulin, në ndeshjen e javës së pestë. Është interesant se Karlsruher vazhdon të mos shijoi fitore, e cila nga pesë takime ka katër barazime e një humbje dhe mban pozitën e 15-të me 4 pikë të mbledhura. Kamberi u aktivizua në minutën e 73-të,  tregoi lojë të mirë, por jo edhe t’i gëzohen fitores së parë. Kamberi është reprezentues i Zvicrës U-21 dhe nga Grasshoppers-i është transferua te Karlsruher-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat