Drita çudit, mposhtet nga Hajvalia

Futboll

Drita çudit, mposhtet nga Hajvalia

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 17:11
Shpëtim Babaj

Drita nga Gjilani çuditi tifozët e vet, duke humb me rezultat 1:0 nga Hajvalia, në ndeshjen e javës së pestë të Vala Superligës së Kosovës. Duket se Drita e kishte menduar se kjo ndeshje do të jetë e lehtë për ta, pasi që Hajvalia nuk ka treguar deri më tash formë të mirë.  Mirëpo, Hajvalia i doli dardhë me bisht dhe siguroi fitoren në çastet e fundit, duke importuar tri pikë të mëdha. Në minutën e 82-të, futbollisti me përvojë Shpëtim Babaj ishte i saktë nga penalltia. Më parë ishte penguar Qëndrim Sejdiu dhe gjyqtari akordoi penallti. Hajvalia u kthye me tri pikë dhe ikë nga vendi i fundit, duke u ngjitur në vend të nëntë me 4 pikë, kurse Drita bie e parafundit me tre sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat