Hertha e pandalshme, i bashkohet Bayernit në krye

Futboll

Hertha e pandalshme, i bashkohet Bayernit në krye

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 00:05
Mitchell Weiser

Shalke 04 në krizë rezultatesh në këtë fillimin sezoni. Formacioni i Markus Weinzierl  humbi edhe sfidën e tretë në Bundesligë përballë Herthës së Berlinit me rezulatin e pastës 2-0. 0 gola të shënuar dhe 5 të pësuar në tri javët e para, shifra këto që tregojnë se asgjë nuk po funksionon për Shalken.

Gjatë pjesës së parë skuadra nga Westfalia iu afrua dy herë golit fillimisht ne Chupo Moting e më pas me Naldon, megjithatë rezultati mbeit i pandrushuar në pjesën e parë. Në fraksion e dytë pikërisht në të 74-rën, Mitchell Weiser i dha avantazhin Herthës me një goditje të saktë brenda zonës.

10 minuta më pas autori i golit të parë asistoi me një krosim të saktë Valentin Stocker për golin e 2-0. Mer këtë fitore Hertha e Berlinit i bashkohet Bayernit të Mynihut në krye të renditjes me 9 pikë të plota.

Mainz mori fitoren e parë në Bundesligë pasi mundi 3-1 Augsburgun në transfertë. Formacioni i Schmidt e meritoi suksesin në Bavari pas një ndeshje që e nisi në mënyrën e duhur, teksa kaloi në epërsi që në minutën e 7-te falë Cordobës.

Miqtë arritën të ruajnë epërsinë deri në të 73-tën, kur Stafylidis me një goditje nga distanca barazoi ndeshjen por riktheu dhe frikën e një përmbysje si ajo e një jave më parë për Mainzin. Gjithsesi barazpesha në rezultat zgjati vetëm 2 minuta, pasi në të 75-tën, Malli me një tjetër goditje me kokë riktheu në epërsi miqtë.

Në minutën e 81-të, Muto vulosi përfundimisht fitoren e Mainz me golin e 3-1 duke i dhënë dhe suksesin e parë në kampionat formacionit të Schmidt ndërsa Augsburg pësoi humbjen e dytë në 3 javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat