Ligue 1, Marseille e Lyon ndajnë nga 1 pikë

Futboll

Ligue 1, Marseille e Lyon ndajnë nga 1 pikë

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 00:08
Marseille - Lyon

Olimpiku i Marseilles dhe Lyoni ndanë nga një pikë në takimin e luajtur në Velodrome, rezlutat që nuk kënaqi asnjë skuadër për faktin se të dy formacionet vinin pas një serie rezultatesh aspak të kënaqshme.

Pavarësisht se u zhvillua një ndeshje e hapur me raste nga të dyja portat, rezultati pëfundimtar ishte ai i fillimit të takimit, një barazim pa gola që zhgënjeu të pranishmit në Velodrome.

Olimpiku i Marseillës vazhdon të jetë në krizë rezultatesh teka në 5 javët e para ka regjistruar 1 fitore 2 barazime dhe dy humbje.

Me dy pikë më shumë se marsejezët, Lyoni renditet në vendin e 9-të, me 2 fitore, 2 barazime dhe një humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat