Me këtë formacion luajti Shkëndija ndaj Makedonija GP

Futboll

Me këtë formacion luajti Shkëndija ndaj Makedonija GP

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 11:29
KF Shkëndija i gëzohet fitores

Shkëndija nga Tetova mund me rezuotat 3:0 Makeodnija GP. me tre gola në pjesën e parë. Kapiteni Ferhan Hasani shënoi dy gola, tek sa Xhangarovski realizoi në rrjetë të gabuar për fitore 3:0 të Shkëndijës në xhiron e 6-të të LPFM-së. Zahov i shkëlqyeshëm me disa intervenime vendimtare.

‘Kuqezinjtë’ kanë koleksionuar tre pikë të reja në saldon e tyre, pasi në ndeshjen e xhiros së 6-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë mundën në Tetovë Makedonija GP me rezultat bindës 3:0. Tre golat u shënuan në fraksionin e parë, ndërsa në të dytën me administrim të sigurt u drejtua takimi drejt fundit.

Shkëndija avancoi që në minutën e 7-të kur pas një rivënie këndore topi bie para këmbëve të Hasanit, ndërsa kapiteni me qetësi plason në rrjetë për epërsi 1:0. Me gjithë epërsinë ‘kuqezinjtë’ vazhduan të sulmojnë dhe kjo qasje solli edhe dy gola tjerë deri në fund të pjesës së parë. Së pari në minutën e23-të pas një aksioni të mirë Toni Xhangarovski duke dashur të pastrojë situatën dërgoi topin në rrjetë të vet për dyfishim të rezultatit, ndërsa në minutën e 34-t aksion i bukur i Hasanit me Radeskin, ndërsa ‘Buba’ me një të majtë precize shënon për 3:0. Miqtë kansojen e parë me serioze e kishin në minutën e 29-të kur goditja e Kostovskit ndalet në shtyllë, ndërsa në pjesën e dytë kur luhej minuta e 61-të Zahov me intervenim të bukur ruan portën e tij. Gardiani ‘kuqezi’ më vonë ndali edhe dy situata një me një me futbollistët kundërshtar, për të konfirmuar formën e shkëlqyeshme që gëzon për momentin.

 

Shkëndija-Makedonija GP 3:0 (3:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Shikues: 4 000

Arbitër: Dejan Jakimovski

Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Igor Shirilov

Golashënues: Hasani 7’ dhe 34’, Xhangarovski a.g. 23’ (Shkëndija)

Karton i verdhë: Allomeroviq (Makedonija Gj.P.)

Karton i kuq: Allomeroviq 76’ (Makedonija Gj.P.)

SHKËNDIJA: Zahov, Alimi, Cuculi, Hasani (Haberkorn 56’), Radeski, Juffo, Fazllagiq (Totre 60’), Pollozhani, Todorovski (Zhunior 46’), Vujçiç, Menendez.

Trajner: Bruno Akrapoviç.

MAKEDONIJA GJ.P.: Celeski, Ilovski, Alomeroviq, Kostovski (Haxhija 62’), Zdravkovski, Cvetanovski (Jasharoski 62’), Xhangarovski (Çeshmexhiev 48’), Serafimovski, Ivanoski, Ramadan, Stojkoski.

Trajner: Ivica Çakarov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat