Lenjani: Reagimet më kanë prekur

Futboll

Lenjani: Reagimet më kanë prekur

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 13:32
Ermir Lenjani

Futbollisti Ermir Lenjani ka nisur një sezon për t’u harruar. Pasi u rikthye nga huazimi që pati te FC Nantes, anësori kuqezi pati shpresa aktivizimi te klubi i tij, FC Rennes, i cili nuk e shiti, madje as e vijoi huazimin e tij. Por, realiteti duket krejt ndryshe. Lenjani nuk ka luajtur në kampionatin e ri francez, duke humbur edhe vendin e titullarit në kombëtaren shqiptare. Ndaj Maqedonisë, në kualifikuesen e parë të Grupit G për “Rusia 2018”, ai qëndroi në stol, duke “hapur krahun” për Jahmir Hyka. Kjo situatë duket se e ka vënë nën presion futbollistin në fjalë, i cili përmes një statusi në Facebook thotë se është i gatshëm ta ndihmojë ekipin e tij, sepse është mirë fizikisht. “Të nderuar tifozë të Stade Rennais. Stade Rennais FC. Në javët e fundit shumë është shkruar për mua dhe reagimet më kanë prekur. Ndihem mirë në Rennes dhe dua të bëj më të mirën për ekipin. Unë dua për ta ndjekur ardhjen time në Bretagne, e cila nuk ishte e lehtë në fillim. Kisha një lëndim, që më mbajti jashtë fushave të lojës për një kohë. Mundësia për të luajtur te Rennes ishte aq e komplikuar, sa mu dha shansi për të qëndruar në Ligue 1, duke i dhënë një dorë FC Nantes, në formë huazimi. Kjo më lejoi mua që të kem kohë aktivizim, të përjetoj përvojën e “Euro 2016” dhe të isha gati për t’u kthyer në Bretagne. Ndihem më mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka për klubin tim, për tifozët", shkruan Lenjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat