Klopp apo Guardiola? Përgjigjet Gundogan

Futboll

Klopp apo Guardiola? Përgjigjet Gundogan

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 14:39
Ilkay Gundogan

Ilkay Gundogan ka folur për dy trajnerët me të cilët ka punuar.

Mesfushori gjerman ka punuar me Jurgen Kloppin te Borussia Dortmund, ndërsa këtë vit i është bashkuar Pep Guardiolas në Manchester City.

Gungogan ka krahasuar dy trajnerët, të cilët sipas tij janë të kanë karakteristika të ndryshme.

“Të dy i shprehin emocionet gjatë ndeshjes, por Jurgen e përjeton çdo moment nga banka dhe nuk është e vështirë ta kuptosh pse Dortmundi ka pasur aq shumë suksese nën menaxhimin e tij”.

“Në anën tjetër edhe Pep është i pasionuar ndaj punës që bën, por në një mënyrë tjetër. Guardiola është një gjeni i cili e lexon ndeshjen dhe mbulon çdo situatë të mundshme. Ai gjithmonë na mëson sesi të krijojmë hapësira dhe gjen zgjidhje që nuk do t’i bënte asnjë trajner tjetër dhe kjo e bën atë më të mirin në botë”, ka deklaruar Gundogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat