Ish-ylli i Manchester Cityt e braktis futbollin për shkak të fesë

Futboll

Ish-ylli i Manchester Cityt e braktis futbollin për shkak të fesë

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 18:01
Jeremy Helan

Dikur llogaritej si pasardhës i mbrojtësit të majtë francez, Patrice Evra, mirëpo sot ai dëshiron të largohet nga futbolli.

Fjala është për mbrojtësin e majtë francez, Jeremy Helan i cili nuk po ka vullnet më të luaj futboll.

24-vjeçari është i dhëntë shumë pas fesë islame dhe vazhdimisht është në Xhami, por as kjo nuk po i mjafton.

Ai ishte huazuar tek skuadra nga Championshipi anglez Wolherhampton vitin e kaluar, ndërsa tani është rikthyer në Wednesday.

Por ka kërkuar nga klubi ta shkëpusë kontratën pasi dëshiron të përqendrohet më shumë tek feja dhe synon të jetojë në Arabinë Saudite.

Me këtë vendim, Helan ka habitur të gjithë në Sheffield pasi dëshira e shumë të rinjve është që të bëhen lojtar profesionist.

Gjithsesi Sheffield ende nuk ka vendosur nëse do ta lë të lirë apo jo lojtarin i cili këtë edicion nuk ka luajtur ende pasi shpreson të lihet i lirë.

I riu francez u bashkua me futbollin anglez në vitin 2009 tek Manchester City nga Rennes, ndërsa ai ka luajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat