Mata: Nuk është momenti për të mbajtur zi

Futboll

Mata: Nuk është momenti për të mbajtur zi

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 21:57
Juan Manuel Mata

Juan Manuel Mata ka folur për krizën në të cilën po kalon Manchester United.

Humbja nga Watfordi ishte e treta rresht për skuadrën e Jose Mourinhos në të gjitha garat, pas atyre nga Manchester City dhe Feyenoordi në Ligën e Evropës.

Megjithatë Mata është i bindur se kjo periudhë e keqe do të kalojë dhe skuadra do të këndellet shumë shpejt, transmeton KosovaPress.

“Unë e them gjithmonë, që një ndër gjërat më të mira që ka futbolli është se të teston gjithë kohën”, ka shkruar spanjolli në faqen zyrtare të United. “Fitorja nuk zgjat shumë, e njëjta vlen edhe për humbjen”.

“Në futboll ke mundësi që të zgjohesh dhe të reagosh”.

“Dy ndeshjet e ardhshme këtë javë do të na mundësojnë që të tregojmë aftësitë tona. Nuk kemi kohë për të mbajtur zi, duhet të reagojmë menjëherë”, ka deklaruar Mata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat