U-19, festë kuqezi, Shqipëria mund Qipron

Futboll

U-19, festë kuqezi, Shqipëria mund Qipron

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 00:09
U-19

Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë në futboll për femra e mbylli me fitore fazën kualifikuese të kampionatit Europian. Vajzat që drejtohen nga Nevil Dede pas dy humbjeve të rënda me Skocinë dhe Serbinë, mposhtën 2-0 në “Selman Stërmasi” Qipron, duke arritur objektivin që kishin në këto eliminatore të shmangnin vendin e fundit. Shqipëria ushtroi presion që në minutat e para teksa iu afrua golit me Myrtollarin, por Chrisanthou ndërhyri në kohë. Pas shumë përpjekjesh takimi u zhblokua në minutnë e 21-të nga Koldashi me një goditje perfekte prirët me portën,

Në të 31-ën vazjat kuqezi tentojnë një skemë nga goditja e lirë, por Aliu nuk e shënjestron si duhet portën.

3 minuta më pas Koldashi, me e mira në fushë, pasi lëviz bukur me topin godet saktësisht nga një diatanca e largët, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portieres qipriote. 2-0

Rasti i fundit i rrezikshëm në pjesën e parë shënohet në portën e Shqipërisë, ku Goro shmag golin thuajse në vijën fatale.

Shqipëria e nis mirë pjesën e dytë, por finalizimi i Uendi Mujës në të 49-ën grushtohet nga Chrisanthou. Me kalimin e minutave vazjat qipriote arrijnë të shtyjnë në gjysmëfushën e Shqipërisë derisa në të 53-ën kapitenia Andreou e dërgoi topin paksa mbi traversë.

Në të 66-tën Raxhimi reagoi në kohë pas goditjes nga distanca të Pantazit.

Në minutat e fundit u ndje lodhje fizike të të dyja skuadrat, derisa gjyqtarja kryesore vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes. Në kampin kuqezi ka festë për fitoren e parë ndërkombëtare të një skuadre të formuar vetëm kohët e fundit. Sfida tjetër e Grupit 4 mes Serbisë dhe Skocisë nuk u zhvillua pasi skocezet nuk u paraqiten në ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat