Beqaj: Shqipëria dhe Kosova të vazhdojnë në rrugën e tyre

Futboll

Beqaj: Shqipëria dhe Kosova të vazhdojnë në rrugën e tyre

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 00:13
Arjan Beqaj

Arjan Beqaj rikthehet në Shqipëri, këtë herë si përfaqësues i Qipros. Ish gardiani kuqezi ishte i pranishëm në “Selman Stermasi” për sfidën eliminatore të vajzave 19-vjeçare të Shqipërisë dhe Qipros ku ndoqi nga afër 90 minutëshin e fundit të grupit 4. Edhe pse ai tashmë punon si trajner i portierëve në radhët e Kombëtares së Qipros, interesi për vendin e tij ka qënë përherë konstant. Në një intervistë ekskluzive dhenë për mikrofonin e Supersport, Beqaj u ndal fillimisht te çështja e përfaqësimit të shqiptarëve nga dy skuadra në arenën ndërkombëtare, Shqipëria dhe së fundmi edhe Kosova. 41-vjeçari që është i pari kosovar i afruar në radhët e Kombëtares Shqiptare në vitin 1998 jep mendimin e tij në lidhje me këtë temë.

“Në këtë moment kemi dy kombëtare dhe duhet të luajnë që të dyja. Mendimi im është se cdo futbollist duhet të bëjë atë që ndien pasi është një gjë tërësisht personale”.

Me fanelën kuqezi, Beqaj numëron 45 ndeshje dhe sigurisht që ai është një prej simboleve të Kombëtares Shqiptare. Debutimi në Euro 2016 ishte një moment emocionues për të ashtu si për shumë iush lojtarë që kanë nderuar fanellën e vendit të tyre por nuk mundën të realizonin një ëndërr të tillë.

“Shqipërinë në europian e kam ndjekur dhe mund të them se përvec 20 minutave të para ndaj Zvicrës zhvilluan një kompeticion pozitiv dhe ishin të pafat që nuk arritën të kualifikoheshin në turin tjetër”.

Gardiani i lindur në Prizren e pranon se objektivi i tij në të ardhmen është roli drejtues si trajner, ndërsa bën një koment edhe për numrin 1 të Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha duke theksuar se ai është bërë një  pikë referimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat