Milito: Icardi vlen sa Higuain, meriton ftesë nga Argjentina

Futboll

Milito: Icardi vlen sa Higuain, meriton ftesë nga Argjentina

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 08:52
Diego Milito

‘La Gazzetta dello Sport’ e hapi faqen e parë me titullin ‘Icardi vlen sa Higuain’, e cila është një pjesë nga intervista e Diego Militos.

‘Il Principe’, ka folur pas ‘Derbit të Italisë’, por ai është ndalur shumë të flet edhe për Mauro Icardin, duke thënë se ai meriton të thirret nga përfaqësuesja e Argjentinës.

“Icardi është i vlefshëm, edhe pse Gonzalo ka më shumë eksperiencë, pasi ka luajtur edhe në nivel si atë të Realit. Për titullin e golashënuesit më të mirë në ligë unë shoh një luftë në mes të tyre”.

“Problemi te Argjentina për Mauron është konkurrenca e madhe, por mendoj se tani më të vërtetë meriton ftesën”.

“Në fund besoj se solla fat. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen. Përgjithmonë forca Inter”, ka thënë Milito. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat