Starti i dobët, bosi i Çelsit Abramoviç takim urgjent me Konten

Futboll

Starti i dobët, bosi i Çelsit Abramoviç takim urgjent me Konten

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Starti jo i mirë i ekipit të Çelsit në Premier Ligë, nuk i ka pëlqyer dhe ka zhgënjyer shumë bosin Roman Abramoviç.

Numri një i bluve të Londrës, nuk e ka pritur mirë humbjen që skuadra e tij u mposht në “Stamford Bridge” nga rivalët e Liverpulit.

Mediat britanike kanë raportuar se mbas këtyre rezultateve pronari rus ka thirrur në një takim urgjent trajnerin italian, Antonio Konten. Sipas tabloidit “The Sun”, ky takim ka zgjatur mbi tre orë, duke treguar edhe njëherë se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për teknikun italian.

Bosi i Çelsit i ka bërë një "dush të ftohtë" Kontes deri në orën 01:00 të mesnatës, dhe sipas mediave, ai e ka paralajmëruar italianin se e pret shkarkimi nëse vazhdojnë rezultatet e dobëta në kampionat.

Me gjithë tramsferimet e verës skuadra e Çelsit nuk po kalon një situatë të mirë dhe humbja 2:1 me Liverpulin mund ta ketë futur ekipin në një krizë rezultatesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat