Lampard rrezikon ta humbas fundin e sezonit në MLS për shkak të lëndimit

Futboll

Lampard rrezikon ta humbas fundin e sezonit në MLS për shkak të lëndimit

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:59
Frank Lampard

Frank Lampard pritet të mungojë më shumë se një muaj për shkak të një lëndimi që ka marrë në këmbën e majtë.

Mesfushori anglez ka qenë lojtari kryesor i New Yor City këtë stinor dhe mungesa e tij në xhirot e fundit të kampionatit amerikan të futbollit, mund të ndikojë në performancat e skuadrës.

Në ndeshjen përballë Dallasit të dielën, Lampard është larguar nga loja pasi që ka ndjerë dhimbje në këmbën e majtë dhe pas testeve mjekësore, klubi ka komunikuar që ai do të mungojë deri në katër javë.

Lampard ka realizuar 12 gola këtë sezon me New York Cityn, i cili renditet në pozitën e tretë të Konferencës Lindore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat