Kroatët kërkojnë De Biasin

Futboll

Kroatët kërkojnë De Biasin

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 14:49
De Biasi

Klubi më i madh i Kroacisë, Dinamo Zagreb, ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së trajnerit të njohur Zlatko Kranjçar. Tre humbje të njëpasnjëshme gjatë këtij muaji, dy në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve, kanë bërë që Kranjçar të mos vazhdojë më drejtimin e skuadrës. Menjëherë drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi dhe pistat e kërkimit janë brenda Ballkanit. Sipas të përditshmes kroate “Sportske Novosti”, janë tre kandidatët kryesorë për të marrë vendin e Kranjçarit, dhe i pari mes tyre qëndron trajneri i Shqipërisë, Giann De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat