De Laurentiis propozon: Serie A me 10 ekipe!

Futboll

De Laurentiis propozon: Serie A me 10 ekipe!

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 16:55
Aurelio de Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka një propozim shumë interesant, pra Serie A të ketë 10 ekipe në të ardhmen!  Ai krahas Serie A, mendon një format tjetër edhe për Champions Leaguen.  Ndërkaq, me vendimin e ri të UEFA-s, nga sezoni 2018/19, katër ligat më të forta evropiane  do të kenë nga katër skuadra që kualifikohen direkt në Champions. Presidenti i Napolit nuk pajtohet me këtë ide: “Jam kundër reformimit të Champions Leagues . Më e drejtë do të ishte po të formohej një Ligë me 30 ekipe nga pesë ligat më të forta në Evropë. Kjo do të reduktonte numrin e skuadrave që luajnë në Serie A, por të jem i sinqertë liga italiane nuk duhet të ketë më shumë se 10 ekipe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat