Paçarada standard, skuadra e tij vetëm një pikë

Futboll

Paçarada standard, skuadra e tij vetëm një pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2016 Në ora: 19:37
Leart Paçarada

Skuadra e Sandhausen-it me gjithë orvatjet deri në fund nuk arriti më shumë se një pikë në takim me Heidenheim. Kjo ndeshje përfundoi pa gola (0:0), në kuadër të javës së gjashtë të Bundesliga II. Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit standard për Sandhausen-in, por u desh të pajtohen vetëm me një pikë në konak të tyre. Fortuna e Dyseldorfit si vendas e mposhti me 3:0 Bochum-in. Arianit Ferati u inkuadrua në minutën e 85-të për Fortunën. Sandhausen renditet në vend të 13-të me 5 pikë, kurse Fortuna në pozitën e 6-të me 9 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat