Milan mund Lacion, Strakosha debuton në Serie A

Futboll

Milan mund Lacion, Strakosha debuton në Serie A

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 23:52
Sergio Bacca

Milan mori fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi mundi 2-0 Lazion në “San Siro”, në një ndeshje te vecantë mbi të gjitha për Thomas Strakoshën që debutoi në Serinë A në një prej klasikeve të këtij kampionati. Portieri i kombëtares kuqezi bëri një paraqitje shumë të mirë në Milano duke evituar në më shumë se një rast golin gjithsesi përballë Milanit ishte e vështirë për skuadrën e tij, në një stadium ku nuk fiton prej 27 vjetësh. Sergio Bacca ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në të 37-tën teksa i gjendur përballë Strakoshës nuk gaboi.

1 minutë më pas Thomas bëri një pritje të mirë, ndërsa në të 45-tën  realizoi një superndërhyrje. Para pushimit vendasve ju anullua dhe një gol për faull pikërisht ndaj Strakoshës. Në pjesën e dytë Milani kontrolloi ndeshjen dhe arriti të gjejë dhe golin e dytë me Niang nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Milani barazoi në renditje Juventusin ndërsa parakaloi Lacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat