Lajme të mira për Berishën

Futboll

Lajme të mira për Berishën

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 10:45
Etrit Berisha

Pas fillimit të vështirë të sezonit, për Etrit Berishën vijnë lajme të mira. Portieri i Kombëtares po e shfrytëzon më së miri rastin që po i jepet dhe dalëngadalë po e fiton vendin e titullarit tek Atalanta.

Pasi debutoi me ekipin bergamask në disfatën 3-0 në Kaljari të dielën, “gardiani” kuqezi do të jetë titullar edhe kundër Palermos të mërkurën mbrëma. Këtë e konfirmoi vetë trajneri zikaltër, Xhan Piero Gasperini, në konferencën e sotme për media. “Berisha bëri një ndeshje të mirë dhe në këtë moment meriton të luajë”, u shpreh tekniku italian.

Ndërkohë, drejtori teknik i Atalantës, Xhovani Sartori, në një prononcim për mediat lokale ka deklaruar se afrimi i Berishës nga Lacio në ditën e fundit të afatit të transferimeve ishte një okazion: “Donim të kishim tre portierë të mirë. Shqiptari ishte okazioni i duhur, ndaj e shfrytëzuam”.

27-vjeçari Berisha, edhe pse pësoi tre gola në duelin me Kaljarin, ishte më i miri për ekipin e tij. “Gardiani” i Kombëtares sonë shpëtoi miqtë nga të paktën 3-4 gola të tjerë të sigurt, duke u vlerësuar me notën më të lartë nga mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat