Zidane synon rekordin e Guardiolas

Futboll

Zidane synon rekordin e Guardiolas

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 15:24
Zinedine Zidane

Real Madridi, nën udhëheqjen e Zinedine Zidane ka 16 fitore rresht në La Liga.

Kampioni i Evropës, sonte ndeshet me Villarrealin në Santiago Bernabeu dhe me një fitore eventuale, trajneri francez do të thyente rekordin e Pep Guardiolas, që kishte vënë me Barcelonën në vitin 2011.

Seria e sukseseve të njëpasnjëshme të Realit, ka nisur në stinorin e shkuar, ku pas humbjes nga Atletico Madridi, kishin nisur fitoret rresht kundër: Levante, Celta Vigo, Las Palmas, Sevilla, Barcelona, Eibar, Getafe, Villarreal, Rayo Vallecano, Real Sociedad, Valencia dhe Deportivo. Kurse në këtë stinor kanë triumfuar ndaj: Sociedadit, Celtas, Osasunas dhe Espanyolit.

Gjatë kësaj serie fantastike, Reali ka realizuar plot 51 gola dhe ka pranuar vetëm 12. Fitorja më e thellë i takon stinorit të shkuar, ndaj Celta Vigos me rezultat 7:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat