Xhaka: Një tjetër emocion

Futboll

Xhaka: Një tjetër emocion

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 18:25
Granit Xhaka

Mesfushori ofensivë shqiptar, Granit Xhaka, është në formën më të mirë të mundshme dhe dy golat e fundit nga distanca rreth 30 metra, kanë mahnitur të gjithë jo vetëm në futbollin anglez. Ai Arsenalin e ndihmoi në fitoren me rezultat 4:0 kundër Nottingham Forest-it, duke u kualifikuar më tutje në kupën angleze. “Ditë e re, lojë e re, gol i ri. Një tjetër emocion”, ka shkruar Xhaka anëtar i kombëtares së Zvicrës. Arsenali tani përgatitet për sfidën e vështirë në Emirates që luhet në fundjavë përkatësisht të shtunën, ku ndeshen me Chelseat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat