Reali ndalet me barazim

Futboll

Reali ndalet me barazim

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 22:05
Ramos

Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Villarrealit në Santiago Bernabeu, por është dashur të kënaqet me një barazim (1-1).

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë tejet ofensive duke kërkuar që të realizonin nga minuta e parë.

Mirëpo, përkundër përpjekjeve dhe rasteve të shumta, Los Blancos nuk e gjetën rrjetin pas 45 minutave të para.

Për më keq ata pranuan gol. Sergio Ramos shkaktoi penalti, ndërsa Bruno Soriano ishte fantastik nga pika e bardhë (45’).

Me të filluar pjesa e dytë, mbrojtësi spanjoll e përmirësoi gabimin e tij duke e barazuar rezultatin (48’).

Tentativat e Mbretërve deri në mbyllje të sfidës për të shënuar, rezultuan të pasuksesshme dhe takimi përfundoi baras.

Në këtë mënyrë, Real Madridi u ndal për herë të parë në këtë sezon, pasi në katër xhirot e mëparshme kishte njohur vetëm fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat