Toure fiton 11 milionë euro nëse nuk largohet

Futboll

Toure fiton 11 milionë euro nëse nuk largohet

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 08:55
Yaya Toure dhe Guardiola

Karriera e Yaya Toure te Manchester City është pothuajse e mbaruar, por mesfushori afrikan do të fusë në xhep rreth 11,5 milionë euro pa i dhënë asnjë goditje topit.

Toure fiton 261 mijë euro në javë në “Etihad” dhe ka kontratë të vlefshme me Citzens edhe për 10 muaj.

Pasi është lënë jashtë nga lista e Ligës së Kampionëve, menaxheri i lojtarit, Dimitri Seluk ka sulmuar spanjollin duke thënë se “Guardiola fiton disa ndeshje dhe mendon se është mbreti”.

Kontrata e Toure skadon në fundin e sezonit, me lojtarin që mund të nënshkruajë për një klub të ri në janar.

Ish-lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me “Citizens” në sfidën e kthimit të fazës paraeliminatore të Champions League kundër Steaua Bukureshtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat