Zidane: Duhet të korrigjojmë gabimet

Futboll

Zidane: Duhet të korrigjojmë gabimet

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:37
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane nuk është shfaqur shumë i lumtur në konferencën për shty pas barazimit 1-1 ndaj Vilarealit. Strategu francez kritikoi lojën e të tijve në pjesën e parë duke u dhënë një sinjal të rëndësishëm se nuk fitohen sfidat gjithmonë në shtesë.

"Zhvilluam një pjesë të parë shumë të dobët, ndërkohë që nëpjesën e dytë ishim shumë mirë. Gjithsesi nuk mund të fitohen të gjitha ndeshjet në momentet e fundit. Duhet të korrigjojmë gabimet që bëmë  dhe të luajmë njëlloj gjatë gjithë ndeshjes. Në krahasim me ndeshjen kundër Sporting Lisbona, mendoj se skuadra është përmirësuar", u shpreh Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat