Bayerni këmbëngul për t'i ofruar një kontratë të re Lewandowskit

Futboll

Bayerni këmbëngul për t'i ofruar një kontratë të re Lewandowskit

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:33
Robert Lewandowski

Bayerni këmbëngul për t'i ofruar një kontratë të re Lewandowskit, por ai nuk dëshiron që ta bëjë diçka të tillë. Sipas gazetës gjermane “Bild”, sulmuesi polak nuk e ka vendosur akoma nëse do të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2019. Drejtuesi bavarezë kanë përcaktuar një pagë mbi 15 milion euro në sezon nëse ai nënshkruan një kontratë të re.

“E kam thënë gjithmonë, ne do të gjejmë një zgjidhje. Ndihem mirë dhe kam një kontratë të gjatë. Për mua kjo nuk është një temë”, ka deklaruar Lewandowski.
 Polaku kërkohet nga Real Madridi ndaj dhe ai po rishikon mundësinë për të veshur fanellën e "galaktikëve", por kjo mund të ndodh pasi të përfundojë dënimi i FIFA-s për afatin kalimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat