Lajme të mira nga Ajeti, mbrojtësi ka nisur të vrapojë

Futboll

Lajme të mira nga Ajeti, mbrojtësi ka nisur të vrapojë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 19:21
Arlind Ajeti

Lajme të mira vijnë nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti. Lojtari i Torinos ka nisur vrapimet pasi ishte larguar për më shumë se tri javë nga fusha e lojës pas një dëmtimi në pulpën e këmbës së djathtë.

Klubi i Torinos, përmes një komunikate për media bën me dije se Ajeti i është rikthyer terrenit sportiv pas disa javëve në pushim të plotë. Mbrojtësi ka zhvilluar vetëm vrapime të lehta në qendrën stërvitore të klubit, ndërsa edhe në ditët në vijim do të vazhdojë të stërvitet veçmas.

Ai pritet të rikthehet në fushë në javën e parë të tetorit, por ndoshta nuk do të përfshihet në formacionin e De Biazit për ndeshjet e Botërorit me Litenhshtenjin dhe Spanjën, pasi mund t’i duhet më tepër kohë për të qenë në formë të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat