Korabi gjen ilacin tek “qetësia”

Futboll

Korabi gjen ilacin tek “qetësia”

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 23:44
Korabi ndaj Luftetarit

Mund të jenë debutues në Kategorinë Superiore, por drejtuesit e Korabit kanë zgjedhur mënyrën e duhur për të menaxhuar situatën e krijuar pas humbjes me Luftëtarin. Sfida direkte për mbijetesë shihej si pikënisje në këtë edicion për dibranët por që fatkeqësisht nuk shkoi sipas parashikimeve. Përkundër rezultatit loja ka bindur drejtuesit e klubit që t’i besojnë ende stafit teknik, teksa me qetësinë e treguar i kanë injektuar besim skuadrës. Mësohet se ndaj trajnerit Artan Mërgjyshi nuk ka patur asnjë ultimatum apo kërkesë të vecantë në mbledhjen e zhvilluar gjatë javës, një mënyrë e thjeshtë për të larguar repesionin artificial ndaj tij dhe skuadrës.

Madje senatorët e ekipit kanë marrë përsipër zgjidhjen e situatës, duke përcjellë tek të gjithë frymën e duhur. Nga kapiteni Sheta tek fantazisti Nexhipi mendimi është i njëjtë, ky grup ka kualitetet e duhura për të kaluar ngërcin që më së shumti duket psikologjik. Në fundjavë ndaj Vllaznisë shihet si avantazh fakti që skuadra do të rikthehet të luajë në “Selman Stërmasi”, shtëpia e këtij edicioni për Korabin. Tek veriorët shpresojnë që kjo fundjavë të sjellë jo vetëm golin e parë në elitën e futbollit shqiptar por gjithashtu edhe triumfin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat