Partizani, Krasniqi e Ibrahimi stërviten me grupin

Futboll

Partizani, Krasniqi e Ibrahimi stërviten me grupin

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 00:05
Partizani

Lajme të mirë nga infermieria e kuqe 3 ditë para derbit me Tiranën për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Gëzim Krasniqi dhe Labinot Ibrahimi janë stërvitur me grupin dhe do të jenë 100% të gatshëm për trajnerin Sormani për supersfidën me bardheblutë në “Elbasan Arena”. Në fakt qendërmbrojtësi Krasniqi pritej që t’i bashkohej shumë shpejt skuadrës pas shqetësimeve të fillim javës si pasojë e mbingarkesës fizike, ndërsa mbrojtësi i krahut i cili ishte i detyruar të mbante një mbrojtëse për shkak të dhimbjeve në qafë në seancën e kësaj të enjteje u vu gjithashtu nën urdhrat e stafit teknik.

Mungesa e vetme për derbin e parë sezonal me Tiranën mbetet Renato Malota. Sormani nuk do të ketë probleme në përzgjedhjen e formacionit, pasi nuk ka mungesa titullarësh në role të vecanta. Ndaj Derbit madje pritet të luajë i njëjti formacion që zbriti në fushë ndaj Teutës, gjithsesi nuk përjashtohet ndonjë ndryshim i minutës së fundit nga tekniku italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat