Ja ku luhet Ukrainë-Kosovë!

Futboll

Ja ku luhet Ukrainë-Kosovë!

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 13:15
Pamje nga një ndeshje

Është të zyrtare. Ukrainë – Kosovë do të luhet në Krakov të Polonisë. Kështu ka vendosur Federata e Futbollit e Ukrainës, e cila ka marrë edhe lejen e FIFA-s. “Federata e Futbollit e Ukrainës ka marrë lejen nga FIFA për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën në vend neutral. Bazuar në vendimin e Federatës tonë, Ukraina do të presë Kosovën në Krakoëin e Polonisë”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Ukrainës, raporton GazetaOlle. Ky vendim nuk është aspak i mirë për Përfaqësuesen tonë, kur dihet se në Poloni ka shumë grupe tifozësh, që shumë herë kanë dalë kundër Kosovës dhe pro tifozëve serbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat