Demhahaj vetë i katërti në krye të listës së shënuesve në Zvicër

Futboll

Demhahaj vetë i katërti në krye të listës së shënuesve në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2016 Në ora: 15:23
Shkëlqim Demhasaj

Sulmuesi shqiptar, Shkëlqim Demhasaj,  realizoi për Schaffhausen-in, e cila si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Winterthur-in, në ndeshjen e javës së tetë të Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës). Futbollisti shqiptar u paraqit titullar dhe shënoi në minutën e 38-të.  Demhasaj luajti titullar sikur edhe Granit Lekaj (u ndëshkua me karton të verdhë) për Schaffhausen-in. Demhasaj është në krye të listës së shënuesve me 4 gola, së bashku me Nsamen (Servette), Armando Sadikun (Zurich) e Wuthrich (Aarau). Schaffhausen renditet në vend të gjashtë me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat